Maqedonia dhe Shqipëria do ta thellojnë bashkëpunimin në mbrojtje

Si të zhvillohen tashmë marëdhëniet e vendosura të shklëqyera dypalëshe mes Maqedonisë dhe Shqipërisë dhe të thellohet bashkëpunimi mes dy ministrive të mbrojtjes, ishin temat, në të cilat u bisedua në takimin e sotëm në Shkup mes ministrit të Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë, Zoran Jolevski dhe ministres së Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë, Mimi Kodheli.

Ministrat Jolevski dhe Kodheli theksuan se Maqedonia dhe Shqipëria mbeten në rrugën për luftë kundër terrorizmit dhe çdo lloji të kanosjes që do të drejtohet drejt qytetarëve dhe shteteve, si dhe në mbrojtjen e vlerave demokratike, të cilat i prezantojmë.

132476067

Duke potencuar se prioritet i lartë i Republikës së Maqedonisë mbeten anëtarësimi i plotëfuqishëm në NATO, ministrit Jolevski shprehu kënaqësi që Shqipëria, së bashku me Kroacinë, si vendeanëtare të Kartës së Adriatikut, janë mbështetëse të fuqishme të aspiratave të Maqedonisë për anëtarësim në Aleancë.

“Republika e Maqedonisë i plotësoi tërësisht kushtet për anëtarësim në NATO, por për shkaqe të njohura nuk e marrim ftesën. Do të vazhdojmë me aktivitetet tona dhe prezantimet e argumenteve pse Maqedonia duhet të ftohet në Aleancë. Konsiderojmë se zgjerimi i Aleancës në EJL, duke përfshirë edhe Ballkanin, paraqet kërcënim ndaj sigurisë dhe stabilitetit në rajon”, deklaroi pas takimit ministri Jolevski.

Ministrja Kodheli e konfirmoi mbështetjen nga Shqipëria për anëtarësim sa më të shpejtë të plotfuqishëm të Maqedonisë në NATO.

“Dëshrojmë që kontestin për emrin që e keni me Greqinë të zgjidhet sa më shpejt, por gjithashtu të ruhet zbatimi i Marrëvshjes së Ohrit, siç është përmendur në Samitin e Aleancës në Uells”, tha Kodheli.

Jolevski dhe Kodheli paralajmëruan edhe mbajtje të stërvitjes së përbashkët ushtarake në kufirin e Maqedonisë dhe të Shqipërisë, si cilësi të re në bashkëpunimin mes dy ministrve të mbrojtjes.

Dy ministrat nënshkruan Memorandum për mirëkuptim për shkëmbim të ekspertëve, me të cilin mes tjerash u mundësua trajnim i kuadrova nga MM shqiptare në Qendrën rajonale për marrëdhënie me opinion të NATO­s në Shkup.

Lajme të ngjashme

Back to top button