Passwordet më të përdorura gjatë 2014

Siguria në web? Ndoshta shumë përdoruesve nuk iu intereson shumë ose nuk iu kushtojnë rëndësinë e duhur, megjithëse mund të shkaktohen jo pak dëme nga zbulimi i fjalëkalimeve.

Passwordi më i përdorur në botë gjatë vitit 2014 rikonfirmohet “123456”, në vendin e dytë fjala “password” dhe në vendin e tretë “12345”, e ndjekur më tej nga “qwerty”, renditja e shkronjave në tastierë.

Këto të dhëna bazohen në analizën e 3.3 milionë fjalëve kyçe të “hackeruara” dhe të publikuara më tej nga kompania e specializuar Splashdata.

Në 25 fjalëkalimet më të përdorura përfshihen edhe fjalë si Batman dhe Superman, ndërsa kombinime pak të sigurta janë “696969” dhe “iloveyou”.

“Lajmi i keq i studimit është se passwordet e përdorura gjatë këtij viti në pjesën më të madhe janë ato që janë përdorur edhe në vitet e kaluara”, shpjegon Mark Burnett, një nga drejtuesit e studimit./noa/

Lajme të ngjashme

Back to top button