fbpx

Erdogan: Është koha që vendet islamike të bashkohen dhe të luftojnë për të drejtat në OKB

Presidenti i Turqisë, Recept Tayyip Erdogan ka deklaruar se zëri i 56 vendeve islamike anëtare të Kombeve të Bashkuara nuk dëgjohet në atë organizatë dhe u bëri thirrje këtyre vendeve që të unifikohen dhe të luftojnë për të drejtat e tyre, të cilët askush nuk do t’ju jap nëse vetë nuk ngrihen dhe luftojnë për to, raporton Anadolu Agency (AA).

Na Stamboll po mbahet Konferenca e 10-të jubilare e Unionit të Parlamenteve të vendeve të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OIC), ndërsa në fjalimin e tij Erdogan ka folur lidhur me situatën aktuale dhe problemet në botë, ku theksoi nevojën e reformimeve të Kombeve të Bashkuara dhe rol më aktiv të vendeve islamike në zgjedhjen e çështjeve rajonale dhe globale.

Duke kujtuar se pritësi i Konferencës, Kuvendi i Madh Kombëtar i Republikës së Turqisë është themeluar në prill të 1920 dhe se udhëzuesi i themelimit të këtij institucioni ishte sentenca nga Kur’ani i shenjtë: “Ata punën e vet e bëjnë duke u konsultuar njëri me tjetrin”, Erdogan ka thënë se sipas këtij parimi duhet të veprojnë edhe OIC dhe Unioni i tyre parlamentar dhe se në këtë mënyrë do të ishin më efikas në zgjedhjen e problemeve aktuale.

Ai shtoi se takimi i sotëm i zyrtarëve të vendeve islamike, është mundësi e madhe që pa asnjë kompleks dhe frikë të bisedohet hapur dhe të konsultohet rreth problemeve më të mëdha të kësaj pjese të botës. “Mund të flasim gjuhë të ndryshme, të vijmë nga vendet e ndryshme, t’ju përkasim grupeve të ndryshme etnike dhe mez’hebeve, por ajo që sot dëgjohet nga kjo tribunë janë fjalime që janë fryt i ndërgjegjes dhe mendimeve tona kolektive. Të gjithë jemi pasuesit e Kur’anit al-Kerim dhe bartësit e flamurit të paqes së profetit tonë Muhammed. Ekzistojnë pyetje të tilla kur të gjithë heshtin, ndërsa vetëm Kur’ani flet. Ekzistojnë probleme të tilla kur të gjithë heshtin, ndërsa flasin vetëm hadithet e konfirmuara të profetit Muhammed. Ka ngjarje zemërthyese dhe prekëse kur të gjitha vendet interesat e veta duhet t’i vendosin në plan të dytë, t’i tejkalojmë dallimet ndër mes’hebeve, ti harrojmë të gjitha keqkuptimet, kufijtë artificiale, kur bëhet fjalë për të ngjallur frymën e unitetit dhe vëllazërisë”, ka thënë Erdogan.

Duke treguar faktin se në botën islamike ndodhin gjëra serioze, ku muslimanët vriten ndërmjet tyre dhe derdhin gjakun e vet, Erdogan ka thënë se e gjithë kjo tregon se muslimanët janë ndoshta duke u larguar nga vlerat e tyre dhe shtoi se kjo është një periudhë kritike kur muslimanët duhet t’ju kthehen vlerave të vëllazërisë dhe zgjidhjes së përbashkët të problemeve, ndërsa t’i lënë anash të gjitha diskutimet dhe ngatërresat.

Erdogan gjithashtu tha se në Palestinë për ditë, pothuajse tërë shekullin, ndodhin tragjeditë dhe shtoi se shikimi në këto tragjeditë përmes prizmit të ideologjive, mez’hebeve dhe partive politike nuk është as islamike as e justifikuar. Duke vënë në dukje tragjeditë e miliona muslimanëve në Siri, Irak, Egjipt, Afganistan dhe vendeve tjera muslimane, Erdogan ka thënë se është koha që të gjithë muslimanët të rimendojnë, “sepse në Ditën e Gjykimit të gjithë, dhe thjeshtë të gjithë do të japin llogari për veprat e tyre”.

“A na çliron nga përgjegjësia kur solidarizohemi me vuajtjen e Palestinës për shkak të vrasjeve të fëmijëve? A na çliron nga përgjegjësia kur vetëm tronditemi nga lajmet për qindra të vrarë dhe miliona të zhvendosur në Siri dhe vdekjeve të fëmijëve të uritur dhe të ftohur në kampet e refugjatëve? A jemi liruar nga çdo përgjegjësi kur në rastet e vrasjeve ndërvëllazërore në Irak vetëm konstatojmë se janë konflikte ndërmezhebe?”, janë disa nga pyetjet e Erdoganin të pranishmëve. Presidenti turk gjithashtu tha se aktualisht ekziston edhe organizata terroriste ISIL e cila nuk ka lidhje me vlerat islamike, ndërsa në emër të muslimanëve kryen krime të tmerrshme dhe vret pikërisht muslimanët.

Erdogani tha se muslimanët duhet të zgjedhin vetë problemet e tyre, dhe jo që këtë t’ua lënë të huajve të cilët e keqpërdorin atë në fund, siç ishte rasti me Libinë e cila është vend i varfër me pasuritë e mëdha që përfundojnë në Perëndim.

“Ne duhet të bisedojmë, madje nuk kemi nevojë as për përkthyesit sepse si besimtarët që kthehen në drejtim të Qabës ne flasim me gjuhë të zemrës. Së bashku mund të kemi ndikim në zgjedhjen e çështjeve rajonale, madje edhe globale. Kur zyrtarët e botës islame rrinë duarkryq, atëherë në poligon hasin të huajt, në mesin e të cilëve janë edhe ata të cilët bëjnë komplot, terroristët dhe “lowerensët” modern. Theksoj se vendimet për Sirinë ku për ditë vdesin vëllezërit tanë, nuk marrim ne, por të huajt. Për të ardhmen e Sirisë nuk bisedoni ju dhe nuk merrni vendime ju që ndodheni në këtë sallë apo parlamentet tuaj, por këto vendime marrin fuqitë tjera, grupe dhe qarqe”, ka thënë Erdogan.

Duke përmendur edhe pozitën e vendeve islamike në Kombet e Bashkuara, Erdogani tha se kjo organizatë dhe mekanizmi i Këshillit të Sigurimit sot është konceptuar në atë mënyrë që zëri i muslimanëve as të dëgjohet edhe as të kalojë brenda këtyre qarqeve. Duke theksuar se fjalën kryesore në OKB e kanë pesë anëtare të përhershme, Erdogani tha se këto vendet vendosin për situatën në Iran, Irak, Palestinë, Siri dhe vendet tjera muslimane.

“Tani dhe këtu e them hapur se bota është më e madhe se pesë shtetet. Vëllezër, a ka ndonjë vend musliman në mesin e këtyre pesë. Shikuar nga aspekti i përfaqësimit kontinental ato vende përfaqësojnë Evropën, Amerikën dhe Azinë, por çka me të tjerët. A është dorëzuar bota në duart e këtyre pesë vendeve? Politikanët duhet të rifreskojnë jetët e tyre. Pa këtë rifreskim të politikës, nuk ka as qeveri të suksesshme. Në këtë kontekst edhe reforma e Këshillit të Sigurimit të OKB-së është e nevojshme”, ka thënë Erdogani.

Duke folur për luftën kundër terrorizmit, Erdogani tha se terrorizmi dhe terroristët kurrsesi nuk e përfaqësojnë islamin dhe muslimanët dhe paralajmëroi se është mjaftë e gabueshme që në një kontekst të përdoren termet islami dhe terrorizmi. Ai paralajmëroi se trendi i provokimit të urrejtjes antiislamike në Perëndim paraqet në proces mjaft të rrezikshëm për të ardhmën e të gjithë njerëzimit.

“Liria e shprehjes nuk është liri për të bërë, shkruar apo vizatuar gjithçka që duanë. Askush nuk mund të aprovojë fyerjet e vlerave të shenjta. Ata të cilët nën pretekstin e lirisë së mediave vizatuan apo përdhosën personazhin e profetit Muhammed duhet të kuptojnë se sa shumë kanë gabuar. Ata e dinë atë. Ata të cilët kujdesen që me veprat e tyre mos të futën në radhët e antisemitëve, duhet po ashtu të kenë kujdes kur është fjala për Profetin dhe muslimanët. Profeti është vija e kuqe për të gjithë muslimanët”, përfundon Erdogan./AA/

Tags

Lajme të ngjashme

Shiko edhe
Close
Back to top button
Close