SHGM zhvillon aksionin për të ndihmuar familjen Kezharovski

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë ka organizuar aksionin për të ndihmuar gazetarin Tomisllav Kezharovski dhe familjen e tij e cila për më shumë se dy vjet është pa kurrfarë të ardhurash.

“Kezharovski ka kaluar nëpër vështirësi gjatë kësaj periudhe, por arrit që tu përballojë të gjitha presioneve dhe jemi krenarë për këtë. Ai është penguar që të punojë ndërsa gruaja e tij Marina nuk mund të gjejë një vend pune. Për këtë organizojmë këtë aksion për mbledhjen e mjeteve për ndihmë”, tha Naser Selmani, kryetar i SHGM-së.

Aksioni do të zgjasë një muaj dhe ë gjithë gazetarët, por edhe qytetarë të tjerë mund të donojnë para në llogarinë e fondit solidar të Shoqatës në bankën Komerciale.

Lajme të ngjashme

Back to top button