“Duam Çair të pastër”: Komuna të tregojë çfarë objekti ndërtohet përball stadiumit

Duke u nisur nga e drejta e garantuar e qytetarëve që të jenë të informuar për të gjitha aktivitetet të cilat realizohen në komunën e Çairit dhe në mungesë të informacioneve të këtij karakteri në Web faqen zyrtare të komunës, si dhe duke u nisur nga parimet e transparencës të cilën organet e komunës janë të obliguar që ta kenë me qytetarët e vet, OJQ Lëvizja për mjedis të pastër, “Duam Çair të pastër”, kërkon nga komuna e Çairit nëpërmjet një shkrese që të marrim informacione të sakta në lidhje me objektin i cili ka filluar të ndërtohet në rrugën Qemal Sejfulla, përballë stadiumit të KF Shkupi, në afërsi të tregut të gjelbër të Çairit. Kërkojmë nga të lartpërmendurit që brenda afatit të paraparë me ligj të na përgjigjen në këto pyetje:

Çka ndërtohet në lokacionin në fjalë?

Kërkojmë përshkrim të saktë të objektit i cili ka filluar të ndërtohet, me të gjitha detajet. Numri i lokaleve afariste, numri i banesave, vend parkingjet etj etj.

Kush është investitori i objektit në fjalë?

Kërkojmë që t ‘na jepni informacion të saktë për tokën në të cilën ndërtohet objekti.

  1. Duam të dimë, nëse toka ka qenë private, ose ka qenë pronë shtetërore?
  2. Nëse ka qenë pronë shtetërore duam ta dimë kur është shitur, çmimi i shitjes, kush e ka ble, procedura e shitjes dhe të gjitha informacionet përkatëse në lidhje me këtë tokë?

Kërkojmë që t ‘na informoni saktë, me cilin plan detal urbanistik është paraparë pulla ndërtimore për objektin në fjalë?

Data kur është sjellë vendimi që në këtë hapësirë të ndërtohet objekt?

Në përgjigjen tuaj ju lutemi të na dorëzoni edhe kopjen e planit detal urbanistik me të cilin parashihet objekti në fjalë?

Kërkojmë informacion të saktë në lidhje me lejen e ndërtimit për objektin në fjalë.

  1. Kur është lëshuar leja e ndërtimit?
  2. A ka objekti leje ndërtimi?

Të nderuar, presim që në afatin e paraparë me ligj saktësisht t’na përgjigjeni në të gjitha pyetjet e mësipërme. Mos përgjigja nga ana juaj e ndonjërës nga pyetjet, ose dhënia e përgjigjes sipërfaqësore, do ta vlerësojmë se ikni dhënies së përgjigjeve dhe me këtë bëni thyerje të ligjit. Së këndejmi ne do të vazhdojmë që këtë çështje ta dërgojmë edhe në instancat më të larta përderisa nuk i marrim të gjitha informacionet në lidhje me çështjen në fjalë.  Me këtë letër ju bashkangjesim edhe fotografi të objektit në fjalë

 

Lajme të ngjashme

Back to top button