Bosnja dhe Hercegovina shet pronë që t’i paguajë pensionet

Në Federatën e Bosnjë dhe Hercegovinës pensionistët paralajmërojnë protesta për javën e ardhshme për shkak të pensioneve të ulëta, ndërsa nga Enti për sigurim pensional dhe invalidor (ESPI) njoftojnë se do të shesin patundshmëri që ta mbulojnë deficitin prej rreth 43,5 milionë eurosh.

Pothuajse dy të tretat e pensionistëve të BeH jetojnë me pension prej rreth 175 eurosh, ndërsa tani për tani, nuk është paraparë rritja e tyre.

Të hyrat e mjeteve në arkën e ESPI të BeH një kohë të gjatë nuk janë të mjaftueshme për pagesën e pensioneve, që është edhe arsyeja kryesor për mosrritjen e pensioneve tashmë dy vjet e gjysmë.

Qeveria federale këtë javë do ta shqyrtojë kërkesën për miratimin e shitjes së hotelit “Ero” dhe 11 objekteve më të vogla. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button