fbpx

Kezharovski nuk do të vuaj dënimin me burg, ka marrë lirin me kusht

Gazetari Tomisllav Kezharovski është liruar nga vuajtja e dënimit me burg për pjesën e mbetur.

Këshilli penal pranë njësisë për kriminalitet të organizuar gjatë ditës së djeshme ka vendosur në favor të propozimit të drejtorit të burgut të Shkupit për lirimin me kusht të gazetarit Tomisllav Kezharovskit dhe ka sjellë vendim me të cilin e bënë të vlefshëm propozimin e drejtorit.

gazetari duhej të rikthehej në burg më 18 shkurt dhe të qëndronte në qeli deri më 27 qershor.

Por pasi gazetari qëndroi për 22 muaj në arrest, 6 prej të cilave në arrest me burg, atij i mbeteshin të vuante edhe 5 muaj të tjera.

Vendimi i tillë i Gjykatës pason protestat e së martës dhe thirrjet e organizatave ndërkombëtare për lirimin e gazetarit.

Vendimi nuk është përfundimtar, megjithatë, sepse mund të ankimohet nga Prokuroria dhe më pas të vendosë Gjykata e Apelit.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close