Mediat serbe: Ati i Shenjtë ka refuzuar ta njohë shtetin e Kosovës

Gjatë audiencës me Papa Françeskun, e cila zgjati 40 minuta, presidentja Atifete Jahjaga, e ka informuar të parin e Vatikanit se Kosovën e kanë njohur 108 vende, ndërsa shprehu dëshirën që këtij karvani t’i bashkëngjitet edhe Selia e Shenjtë.

Jahjaga falënderoi veçanërisht Vatikanin për “rolin e tij në kohë të vështira të Kosovës, e cila ishte frymëzuar nga udhëzimet e Papa Gjon Palit II-të dhe humanizmit të Nënë Terezës”, transmeton Telegrafi.

Edhe pse askund nuk raportohet se Papa Françesku iu ka përgjigjur negativisht Jahjagës për njohjen e Kosovës, e cila mund të prodhoj një reaksion zinxhir të njohjeve tek vendet e Amerikës Latine, mediat beogradase shkruajnë se, Ati i Shenjtë, aktualisht ka refuzuar ta njohë pavarësinë e Kosovës.

“Qëndrimi ynë për Kosovën është i qartë. Disa herë e kemi thënë në mënyrë të përsëritur dhe nuk ka ndryshuar. Aktualisht nuk do ta njohim Kosovën”, tha një burim i afërt me Selinë e Shenjtë.

Lajme të ngjashme

Back to top button