Presidenti Ivanov nënshkroi ligjet për arsim

Presidenti Gjorge Ivanov i ka nënshkruar dekretet për shpalljen e ligjeve në sferën e arsimit, që Kuvendi i Republikës së Maqedonisë i miratoi në seancë të mbajtur më 14 janar të vitit 2015.

Siç kumtoi Kabineti i Ivanovit, konstatimi i përbashkët nga të gjitha takimet ishte se Republika e Maqedonisë ka nevojë të pakontestueshme për transformim të suksesshëm të arsimit të lartë, se vendit tonë i nevojiten studentë dhe profesorë konkurrentë në tregun global të diturisë.

“Presidenti Ivanov mori bindje të fuqishme nga propozuesi i ligjeve se gjatë periudhës së ardhshme do të organizohet debat gjithëpërfshirës profesional për çështjet më thelbësore nga sfera e arsimit të lartë me subjektet relevante nga kjo sferë, përfaqësues të studentëve dhe ekspertë ndërkombëtarë për arsim të lartë. Nga të gjitha këto aktivitete dhe dialogut inkluziv do të dalë ligj tërësisht i ri për arsim të lartë”, qëndron në kumtesën e Kabinetit.

Lajme të ngjashme

Back to top button