Courtois beson në sukses të Chelseat

Portieri i Chelseas, Thibaut Courtois, është optimist për sukseset e ekipit londinez. Belgu beson se skuadra e drejtuar nga Jose Mourinho mund t’i fitoj të gjithë trofetë këtë sezon.

Skuadra nga Stemford Bridge është në garë për katër trofe: Premierligën, Ligën e Kampionëve, Fa Cup dhe Capital One Cup.

“Do të jetë e vështirë, por ne kemi ekip që mund të fitojë gjithçka. Lojtarët e rinj si unë, Diego Costa, Filipe Luis, Cesc Fabregas dhe pjesa tjetër e ekipit duan trofe me Chelsean’, ka deklaruar ai.

“Kjo fillon në Capital One Cup dhe deri në ndeshjen e fundit në Ligën e Kampionëve. Ne duam të fitojë gjithçka, ajo do të jetë e vështirë, por unë mendoj se ne kemi ekip për të bërë atë”, ka theksuar ish portieri i Atletico Madridit.

Lajme të ngjashme

Back to top button