Firmat që kritikoi Janakievski, marrin kontratë të re për pastrimin e borës

Firma “Përparimi” nga Zajazi për afro një milion euro edhe sivjet do të pastrojë borën nga rrugët.  Kjo është firma e njëjtë që më herët fitoi tenderin dhe nga puna e së cilës bashkë me ndërmarrjen “Rrugët e Maqedonisë” ministri për transport dhe lidhje Mile Janakievski nuk ishte i kënaqur kur ra bora e parë në vend, transmeton Tellma.

Edhe përkundër kësaj përsëri ndërmarrja “Rrugët e Maqedonisë” ka nënshkruar kontratë 5 vjeçare për punë në rrugë edhe atë në territorin Manastir, Veles, Shtip, Shkup dhe autostradat.

Nga firma e regjistruar fshatin Dollgo Strogomishte me emërimin e plotë Përparimi, Nuhi Rexhepi nuk është përgjigjur nëse është i gatshëm të përmbush obligimet që dalin nga kontrata. Edhe nga “Rrugët e Maqedonisë” heshtin.

Lajme të ngjashme

Back to top button