fbpx

Janakieski do t’i prezantojë hollësitë nga kontrata me kompaninë ajrore “Uizer”­-in

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski sot do t’I prezantojë hollësitë nga kontrata me kompaninë “Uizer” e cila vendos linja ajrore drejt gjashtë destinacioneve të reja evropiane.

Konform kontratës së nënshkruar para një jave “Uizer” nga qershori i këtij viti do të fillojë me linjë të drejtpërdrejtë ajrore për Barcelonë, Oslo, Nirnberg, Hamburg dhe Fridrihshafenlet nga aeroporti “Aleksandari i Madh” në Shkup dy herë në javë. Nga aeroporti i Ohrit “Shën Apostul Pali”, sërish do të fluturojë për në Bazel, gjithashtu dy herë në javë.

Ministria e Transportit dhe Lidhjeve e nënshkroi kontratën me këtë kompani me buxhet të ulët përmbështetje financiare ndaj këtyre linjave ajrore, për periudhën nga viti 2015 deri në vitin 2018.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close