Së shpejti do të bëhen të ditur emrat e zyrtarëve që morën ryshfet në rastin “Telekom”

Emrat e të paktën tre zyrtarëve nga Maqedonia do të zbulohen me fillimin e gjyqit për rastin “Ryshfeti në Telekom”. Përmes transkripteve opinioni publik do të informohet se kush dhe çfarë roli ka pasur në këtë skandal korrupsioni, shkruan Prizma.

Gjatë muajve të fundit, grupi i avokatëve i angazhuar nga Komisioni Amerikan për Letra me Vlerë së bashku me përfaqësuesit e komisionit të cilët po qëndrojnë në vend, po grumbullojnë material dëshmuese dhe deklarata nga dëshmitarët.

Deri në fund të këtij muaji, më saktë më 31 janar, përfundon afati për këtë fazë të procesit. Vërtetimin se afati përfundon në fund të janarit është vendim i gjykatësit Riçard Salivan nga Gjykata e Nju Jorkut, SHBA, I cili e udhëheqë rastin. Pastaj vijon ekspertiza dhe kompletimi I gjithë procedurës e cila do të vazhdojë deri më 31 mars.

Rasti në SHBA kundër ish drejtorëve të Maxhari Telekom – Elek Shtraub, Tomash Morvai dhe Andrash Balog është hapur në vitin 2011.

Tre ish drejtorët akuzohen se i kanë paguar zyrtarët e Maqedonisë që të ruajnë lartë profitin e kompanisë me çka politikanët do ta ndalonin konkurrencën të futet në treg.

Lexoni më shumë në këtë link.

Lajme të ngjashme

Back to top button