fbpx

Takim i ministrave të punëve të jashtme të Maqedonisë dhe Kosovës

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi sot do të qëndrojë për vizitë njëditore zyrtare në Republikën e Maqedonisë, me ftesë të shefit të diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Poposki.

Siç kumtoi MPJ­ja, gjatë takimit Poposki dhe Thaçi do të bisedojnë për bashkëpunimin e deritanishëm dypalësh dhe rajonal si dhe për mundësitë për avancimin e mëtutjeshëm të këtij bashkëpunimi dhe intensifikimin në fushat me interes të ndërsjellë për dy vendet fqinje. Pritet të shkëmbehen opinione edhe për perspektivat evropiane të të gjitha vendeve nga rajoni, si dhe për sfidat globale dhe rajonale të sigurisë.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close