Ortek gurësh në aksin rrugor Mavrovë-Dibër

Komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore në Maqedoni zhvillohet pa ndalesa dhe nëpër rrugë të lagështa. Reshje të dobëta të shiut ka në Mavrovë. Në aksin rrugor Mavrovë­Zhirovnicë­Dibër, për shkak të një orteku më të madh tek vendi Jançe, trafiku zhvillohet nëpër një korsi në gjatësi prej 50 metrave. Është vendosur sinjalizim përkatës i qarkullimit, kumtoi Lidhja Auto­Moto e Maqedonisë.

Për shkak të mjegullës, është zvogëluar shikueshmëria në akset rrugore Tetovë­Gostivar dhe Tetovë­Shkup për 20 deri në 50 metra, afër Veles­Shkup prej 50 deri në 100 metra, pranë VelesShtip,Gradsko­Negotinë deri në 50 metra, Gradsko­Prilep 50 dhe afër Ohrit, ndërsa afër Strumicës prej 100 deri në 150 metra.

LAMM rekomandon kujdes në drejtimin e automjetit, shpejtësi të adaptuar gjatë qarkullimit dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor. Kujdes të veçantë duhet pasur në akset të cilat kalojnë përmes grykave malore, veçanërisht në akset rrugore Katllanovë ­ Veles, Mavrovë ­ Dibër ­ Strugë, Demir Kapi ­ Udovë, ku mund të paraqiten shembje të vogla të dheut.

Lajme të ngjashme

Back to top button