Leximi i literaturës klasike stimulon trurin

Ekipi i shkencëtarëve britanik ka dëshmuar që leximi i Shekspirit dhe klasikëve tjerë mund të stimulojë trurin dhe të ketë ndikim pozitiv në aktivitetin e tij.

Shkencëtarët nga Universiteti në Liverpool kanë përcjellë aktivitetin e trurit të disa vullnetarëve derisa kanë lexuar pjesë të William Shakespeare, T.S. Eliot dhe shkrimtarëve tjerë klasik, përcjell “The Daily Telegraph”.

Pas kësaj i kanë ndryshuar dhe modifikuar tekstet për t’iu përshtatur gjuhës më të thjesht, moderne dhe vullnetarët i kanë lexuar përsëri, transmeton Koha.net. Informatat e mbledhura gjatë këtyre dy leximeve kanë treguar që sa më e sofistikuar është gjuha në vepra, shfaqet aktivitet më i madh në trurin e lexuesve.

Shkencëtarët kanë përcjellë se çfarë aktiviteti shkaktojnë fjalët e caktuara, ndërsa rezultatet kanë treguar që fjalët e pazakonshme dhe fjalitë e komplikuara stimulojnë trurin.

“Letërsia serioze është si raketë për trurin. Ky hulumtim ka dëshmuar fuqinë e letërsisë në ndryshimin e rrugëve mentale, krijimin e mendimeve të reja, formave dhe lidhjeve si tek të rinjtë po ashtu edhe tek personat më të moshuar”, ka thënë profesor Philip Davis.

Hulumtimi po ashtu ka dëshmuar që poezia stimulon jashtëzakonisht aktivitetin në pjesën e trurit i cili është përgjegjës për kreativitet dhe imagjinatë. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button