Së shpejti rikthehet Mr. Bean

Aktori komik, Rowan Atkinson, do të përsërisë rolin e tij të Mr. Bean-it vetëm me një skeç.

Ky karakter kokëtrashë do të shënojë përvjetorin e tij të 25-të me një skeç për Comic Relief më vonë këtë vit, konfirmoi BBC.

“Mund të konfirmoj se do të ketë një skeç nga Mr. Bean për Red Nose Day (Dita e hundës së kuqe), cila do të mbahet më 13 mars”, ka thënë zënëdhënësja e BBC.

Prej vitit 1995, kur i përfundoi shfaqjet, Atkinson është shfaqur vetëm në një skeç në televizion, në një skenë dasme për Comic Relief në vitin 2007.

Megjithatë, Mr. Bean është shfaqur edhe në dy filma artistik, në një seri të filmit vizatimorë, në disa klipe muzikore, reklama dhe në një skeç të veçantë gjatë ceremonisë së hapjes së lojërave olimpike Londra 2012, transmeton Koha.net.

Sezona e re e “The Mr. Bean Animated Series”, gjithashtu do të debutojë muajin e ardhshëm në ITV.

Shfaqja e Atkinsonit si kryepeshkop i Canterburyt për Comic Relief në vitin 2013 është akuzuar për thyerjen e rregullave për përdorimin e fjalorit fyes, diskriminimit dhe fyerjes ndaj besimeve religjioze.

Lajme të ngjashme

Back to top button