Prokuroria: Shesheli e ka vendin në Hagë

Prokuroria e Gjykatës së Hagës ka kërkuar për të dytën herë që i akuzuari për krime lufte, Vojisllav Sheshel – i cili është liruar përkohësisht – të kthehet në paraburgim në Sheveningen.

Prokuroria është ankuar kundër vendimit të gjyqtarit Jean Claud Antoneti, i cili e ka hedhur poshtë kërkesën e parë që Shesheli të kthehet në burg.

Në ankesë, kryeprokurori Serge Bramertz përsëriti pohimin që Shesheli me sjelljen dhe deklaratat e tij në Serbi ka “minuar” frymën e vendimit për lirim të përkohshëm, i cili është bërë për arsye humanitare.

Shesheli, siç ka thënë Bramertz, “ka deklaruar në mënyrë të qartë se ai nuk do të kthehet në Tribunal”, ndërsa ka kërcënuar njerëzit që bashkëpunojnë me Prokurorinë.

Lajme të ngjashme

Back to top button