Tuomioja: Maqedonia duhet t’i fillojë negociatat me BE-në

Finlanda gjithmonë haptazi e përkrah zgjerimin e Bashkimit Evropian dhe është e gatshme për të pestën herë me radhë ta përkrahë rekomandimin për fillimin e negociatave me Republikën e Maqedonisë, theksoi në Shkup, ministri finlandez i Punëve të Jashtme, Erki Tuomioja në konferencën e përbashkët për shtyp me nikoqirin e tij, shefin e diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Poposki.

“Të gjithë e dimë në cilat çështje në negociatat do të duhet të përqendrohemi, ndërsa ato janë demokracia, liria e mediave. Këtu jemi për ndihmë, ndërsa jo për kritikë”, theksoi Tuomioja.

Në raport me ndihmën e mundshme për tejkalimin e kontestit me Greqinë, shefi i diplomacisë finlandeze me qëndrim se gjithmonë është më së miri palët vetë të gjejnë zgjidhje, sepse askush nuk ka interes që problemi të mbetet i pazgjidhur.

Poposki nënvizoi se Greqia nuk arriti ta bindë askënd se dëshiron përparim në eurointegrimet e Maqedonisë. Në kontekst të kryesimit të ardhshëm grek me BE-në, ministri maqedonas i Punëve të Jashtme pret që Greqia, para se gjithash ta tregojë lidershipin e deklaruar në rajon dhe të mbahet deri te agjenda e Selanikut.

“Gjëja e vetme që e pamë në këtë periudhë është ose shmangia e dialogut ose çfarë do lloj përparimi. E vetmja gjë që është prezantuar nga ana e tyre në bisedat e deritanishme ishte pjesëmarrja me propozime shumë të këqija të krijohet perceptim me të cilën propozimi shumë i keq do të dukej i shkëlqyer. Por, ajo që është e nevojshme është të tregohet lidership i caktuar në rajon dhe të konfirmohet agjenda e Selanikut në vitin 2014 të mundësohet përparim në pjesën e fillimit të negociatave deri te Maqedonia. Ajo do të ishte përfundimi më i rëndësishëm të cilin do të mund ta nxjerrin fqinjët tanë grek në këtë kontekst”, tha Poposki.

Në raport me masën e miratuar mbrojtëse para pak kohe nga Parlamenti Evropian për kthim të mundshëm të vizave, ministri finlandez Tuomioja theksoi se bëhet fjalë për masë parandaluese të sjellur nga arsye politike dhe shpreson se asnjëherë nuk do të zbatohet.

Edhe ministri Poposki i vendosur se kufizimet nuk janë rrugë për integrim në rajon.

Shefi i diplomacisë finlandeze Erki Tuomioja sot u takua dhe me Radmilla Shekerinskën, kryetare e këshillit nacional për eurointegrime. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button