Revoltohet Ronela Hajati

Pas një video që e publikoj Ronela në Instagram nga Franca ku shihej duke vallëzuar me këngëtaren Samanta Karavello në rrugë, mediat tona u mbushën me lajme të cilat gjykuan vajzat, e për këtë Ronela ka reaguar…

Ky është reagimi i këngëtares Hajati:

“Po marr mundimin të shkruaj nga këtu ku jam sepse në fund të fundit, kam pak respekt për gjithë ata që më ndjekin. Kurrë në jetën time nuk kam përdorur lëndë narkotike që të marr kurajën për të bërë ‘skandal’ siç e quani ju”
“Për të gjithë. Ai është një vend ku dalin të gjithë dhe kërcejnë për argëtim dhe për të pasur një kujtim për të qeshur…si gjithmonë më vjen keq shumë që vuajmë të gjithë nga mendjemadhësia dhe goja e ndyrë dhe me vrer…s’para më kanë interesuar asnjëherë komentet fuckare e njerëzve bosh…Por mendoj se kësaj herë është tepruar. Unë gjithmonë kam bërë çfarë kam dashur dhe atë me mendje të kthjelltë…dhe realisht më vjen neveri për shpirtin tuaj të ‘Pjerdhur’. E teprova me fjalorin, kam dëgjuar më keq nga ju”, ka shkruar këngëtarja.

Lajme të ngjashme

Back to top button