Snowden zbulon një sekret në iPhone

iPhone ka një program sekret i cili mund të aktivizohet nga një distancë shumë e largët për të spiunuar njerëzit, thotë Snowden.

iPhone ka një program spiun sekret që i lejon qeveritë t’i shikojnë përdoruesit pa dijeninë e tyre dhe të kenë kontroll mbi ta, thuhet sipas Edward Snowden.

Ai nuk përdorë celularë për shkak të këtij programi sekret, të cilin avokati i Snowden thotë se mundet të aktivizohet nga dikush që jeton shumë larg jush për të ju parë se çfarë po bëni.

“Edward nuk përdorë një iPhone, ai ka një celularë të thjeshtë”, tha Anatoly Kucherena për agjencinë e lajmeve ruse RIA Novosti.

“iPhone ka një program special i cili mund të aktivizohet edhe automatikisht – pa nevojën që pronari i tij të shtypë ndonjë buton – dhe të mbledhë informata rreth përdoruesit. Kjo është edhe arsyeja pse ai nuk pranoi të ketë iPhone, për çështje sigurie”, shton ai.

Ndërsa, reagimi i Apple ishte se kompania ka qenë vazhdimisht aktive në bërjen e iPhone më të vështirë për shërbimet e sigurisë që ta spiunojnë atë, dhe kompania tha se iOS 8 e ka bërë të pamundur që të nxirren të dhëna personale të përdoruesit.

Kompania ka qenë gjithashtu aktive edhe në fushatën për reformat e privatësisë pas zbulimeve të Snowden, duke iu bashkuar kështu Facebook-ut dhe Google për të bërë thirrje për ndryshime të ligjeve.

Lajme të ngjashme

Back to top button