Facebook fillon spastrimin e përmbajtjeve të rreme në rrjetin social

Mbase mund të jeni ballafaquar me përmbajtje të rreme në Facebook disa edhe në formën e videove publikuar nga miqtë tuaj ku bashkangjitej edhe një lidhje. Epo përdoruesit e rrjetit social shpeshherë mashtroheshin nga këto lajme që të ridrejtonin në uebsite të dëmshme.

Ky fenomen në gjuhën e informatikës quhet “Hoax” (rreng). Por gjiganti i rrjetit social po e merr shumë seriozisht këtë çështje. Normalisht gjithë ato përmbajtje që ju keni publikuar nuk do të ikin asgjëkund. Thjesht Facebook do marrë në konsideratë përshtypjet tona lidhur me të tilla përmbajtje për të përcaktuar nëse është një mashtrim.

Qëllimisht ata kanë shtuar një funksionalitet dhe nëse ju përdorni funksionin për të fshehur një përmbajtje, një opsion tjetër do të sugjerohet nga Facebook. “Është një lajm i rremë”.

Nëse ju raportoni më këtë arsyetim dhe nëse mjaftueshëm individë raportojnë në këtë formë, këto përmbajtje të rreme do të largohen nga rrjeti social.

Zakonisht janë përdoruesit ata të cilët ndajnë këto përmbajtje dhe më pas tentojnë ti largojnë pasi kanë kuptuar se janë mashtruar. Rrjeti social me këtë ndryshime do të ndikojë më së shumti përmbajtjet satirike dhe kryesisht ato të The Onion. Facebook la pas një vit të gjatë në përpjekje të përmirësimit të alegoritmit në furnizuesin e përmbajtjeve.

Mendojmë që gjithë këto ndryshime kanë rezultuar në fushata të suksesshme, prandaj edhe për këtë, pritshmëritë janë të mëdha nga besnikët e rrjetit social./PCA/

Lajme të ngjashme

Back to top button