Demaçi: Albin Kurti i pështjelloi punët kohëve të fundit

Veprimtari i njohur, Adem Demaçi, në një bisedë për Indeksonline, ka thënë se është habitur me vendimin e Albin Kurtit, për tërheqjen nga kreu i Lëvizjes “Vetëvendosje”

Demaçi, ka thënë se në këtë rast Kurti duhet t’i ketë arsyet e veta.

“Kjo është diçka e re, kjo është me u habit tu e pas parasysh që ne nuk jemi mësuar të shohim që liderët tanë të japin dorëheqje, derisa tu bëhet puna llugë. E ndoshta në këtë rast, Albini ka arsye”, ka thënë Demaçi për Indeksonline.

Sipas tij, lideri i Vetëvendosjes, së fundmi i pat pështjellur punët, dhe se muajt e fundit nuk ka qenë edhe aq i mirë.

“Kurti ka shkuar mirë deri diku, por tash vonë filloi të i pshtjellojë punët, këta gjashtë muajtë e fundit, e tash ndoshta, është më mirë që Albini e ka kuptu që duhet të largohet nga kreu i Vetëvendosjes”, theksoi ai.

Lajme të ngjashme

Back to top button