Adelina: Ka dy muaj që jam ndarë, nuk u fejova, unaza ishte dhuratë

U përfol shumë ndarja e këngëtares Anjeza Branka nga i dashuri i saj Roland Sufo. Edhe më shumë për faktin se ky i fundit pas ndarjes nga Anjeza u lidh me kolegen e saj, këngëtaren e njohur Adelina Tahiri.

Një konfuzion tepër i madh u krijua sepse vetëm pak kohë pas lidhjes, çifti reklamoi disa imazhe nga një ceremoni për të cilën përflitej se ishte e fejesës por nuk kishte ardhur momenti që të deklarohen në publik.

Këngëtarja e njohur Tahiri në profilin e saj në Instagram gjithnjë e më shumë reklamonte fotot bashkë me Rolandon por duke nguruar të flas në media hapur për jetën e saj private. Nuk shkoi dy muaj që nga lidhja, Adelina dhe Rolando janë ndarë.

Në një prononcim për Indeksonline Adelina shprehet: ”E vërtetë që jam ndarë, ka dy muaj, ndoshta nuk kam qenë asnjëherë e fejuar dhe këtë duhet ta cek se kanë bërë bujë unazat që kanë qenë thjeshtë dhuratë dhe aq, edhe pse ai nëpër gazetar tregon se jemi akoma bashkë por nuk është e vërtetë, ka një muaj e gjysmë që nuk jemi më në lidhje”, thekson këngëtarja e njohur. /Indeksonline/

Lajme të ngjashme

Back to top button