Osmani: Ahmeti ka pësuar dëmtime të lehta që nuk i rrezikojnë shëndetin

Bujar Osmani  ka deklaruar se Ahmeti ka pësuar dëmtime të lehta që nuk i rrezikojnë as shëndetin dhe as jetën.

“Në tentim për të shmangur përplasjen direkte me makinat e tjera që ndodheshin përpara, makina e kryetarit të BDI-së u përplas me bankinën. Mund të them, përgjithësisht, se gjendja shëndetësore e zotit Ahmeti është stabile, pa rrezik për shëndetin dhe jetën, me dëmtime të lehta trupore. Bëhet fjalë për dëmtime në formë të ekskoriacioneve, por mjekët do të japin informacione më të hollësishme, por përgjithësisht janë dëmtime pa rrezik për jetën”, deklaroi Osmani.

Ahmeti vijon të jetë i hospitalizuar në Spitalin Klinik të Tetovës.

Lajme të ngjashme

Back to top button