Shtyhet seanca për ndryshimet kushtetuese, mungojnë deputetë të BDI-së

Mungesa e disa deputetëve të BDI-së në seancën e sotme parlamentare  për shkak ët aksidentit të Ali Ahmetit, ka bërë që të shtyhet seanca për miratimin e propozim amendamenteve kushtetuese për ndonjë ditë dit tjetër pa precizuar ndonjë datë më konkrete.

Deputetët e VMRO DPMNE-së vijuan procedurat për vërtetimin e teksteve të amendamenteve, por të përballur me mungesën e kuorumit, e shtynë seancën pa caktuar datë për vazhdim të saj. Ndërkohë tre deputetët e pakënaqur të BDI-së vazhdojnë të këmbëngulin në qëndrimin e tyre për të mos votuar amendamentet kushtetuese. Deri tani nuk ka marrëveshje me partinë, ndërsa koalicioni VMRO DPMNE-BDI nuk ka plan rezervë për sigurimin e 82 votave që do të mundësojnë miratimin e ndryshimeve. Pas aksidentit të liderit të BDI-së Ali Ahmeti, i cili njëkohësisht është edhe deputet në Kuvend, seanca për ndryshimet kushtetuese mund të shtyhet për disa ditë. Deri në sigurimin e votave, Parlamenti do vazhdojë vetëm me verifikimin e teksteve të amendamenteve. Amendamentet dje u kundërshtuan nga PDSH-ja, e cila tha se ato nuk përfshijnë kërkesat e shqiptarëve. Ndër amendamentet e propozuara janë ato për përkufizimin e martesës, për themelimin e zonave financiare ndërkombëtare, ankesën Kushtetuese etj.

Lajme të ngjashme

Back to top button