Nedellkov: Inspektorët dhe drejtorët bëjnë presion të madh ndaj arsimtarëve

Kryetari i SASHK-ut, Jakim Nedelkov, ka deklaruar se arsimtarët po ballafaqohen me presione të ndryshme gjatë grevës që filloi dje.

“Kemi çfarëdolloj presionesh. U kërkohet që të bëjnë listë për mësimdhënësit që janë në grevë. Nuk e dimë se deri ku do të zgjaten këta emra në listë. Inspektorët e arsimit në mënyrë aktive vizitojnë shkollat  dhe kërcënohen me çdo lloj mënyre. Sillen nga qeveria arsimtarë zëvendës me arsimimi të dyshimtë dhe nuk e dimë se kush janë ata njerëz. E gjithë kjo ndikon tek ata që grevojnë . Drejtorët thirrin anëtarët tanë në zyrë nga ku me lot në sy dhe regjistrin nën krahë shkojnë për të mbajtur mësim”, tha Nedellkov.

Nedellkov thotë se qëllimi i presioneve është që të zhduket SASHK-u dhe të mos ketë Sindikatë.

Lajme të ngjashme

Back to top button