Naseri dënohet me kusht për biçikletën e vjedhur, për vrasjen seancë e veçantë

Këshilli gjyqësor i njësisë së Shkupit ka shqiptuar dënim me kusht prej një viti nëse në tre vitet e ardhshme nuk bënë ndonjë vepër penale, Naser Eshtrefit I cili akuzohet për vjedhjen e biçikletës së maturantit të ndjerë Angell Petkovskit që ndodhi më 19 maj të vitit të kaluar.

I akuzuari para gjykatës pranoi se e ka vjedhur bicikletën nga oborri i familjes Petkovski në lagjen e Shkupit Gjorce Petrov dhe ka ikur.

Për veprën e vrasjes do të gjykohet në një proces të veçantë gjyqësorë. Nga prokuroria ai akuzohet për vjedhje dhe për veprën e rëndë penale të vrasjes me paramendim.

Lajme të ngjashme

Back to top button