Torresit i shkon për dore ndaj Barçës

Fernando Torres e ka fort në qef Barcelonën. Sulmuesi i madh spanjoll e njeh mirë “Camp Noun” pasi që në këtë stadium ka shënuar pesë gola.

Gjithsejtë Torres i ka shënuar 8 gola Barcelonës dhe mbetet një nga skuadrat më të preferuara për ti shënuar gola.

Përballja e sotme me katalonasit do të jetë mundësia e radhës për sulmuesin e rikthyer në formë pas krizës që kishte te Chelsea e Milani.

Madje goli i Torres njëherë e kishte eliminuar Barcelonën nga Liga e Kampionëve në përballjen me Chelsean.

Lajme të ngjashme

Back to top button