Zaev priti në një takim kryeparlamentarin Ilir Metën

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, priti sot në një takim kryetarin e parlamentit të Shqipërisë Ilir Metën. Në takim bisedohej për ngjarjet aktuale në rajon dhe problemet me të cilat përballen vendet në rrugën euro integruese.

Zaev dhe Meta shkëmbyen mendime për thellimin e bashkëpunimit politik dhe ekonomik midis dy vendeve.

Në atë drejtim , do të realizohet një vizitë e Ilir Metës, me një delegacion biznesmenësh shqiptar, në Strumicë, ku do të shikoheshin mundësitë për zhvillim shtesë në sferën e bujqësisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button