Thaçi takoi Ambasadorin e Suedisë në Shkup

 Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Menduh Thaçi,  sot realizoi një takim me Ambasadorin e Suedisë për rajonin, Mat Staffansson.

Në qendër të bisedës ishte situata aktuale politike, procesi integrues, si dhe marrëdhëniet ndëretnike në vend.

“Në këtë takim Kryetari Thaçi shprehu brengosjen për marrëdhëniet e brishta ndëretnike në vend dhe ngecjen e procesion integrues, duke kritikuar politikën virtuale të qeverisë, me të cilën Partia Demokratike Shqiptare nuk pajtohet. Bashkëbiseduesit u pajtuan që duhet të jepet kontribut maksimal për relaksimin e marrëdhënieve ndëretnike dhe integrimin e vendit në strukturat euro-atlantike, dhe se në këtë drejtim rikthimi i dialogut të mirëfilltë politik është me rëndësi të veçantë. Bashkëbiseduesit u ndanë të kënaqur nga takimi, me premtim se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen”, thuhet në komunikatën e PDSH-së.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button