PDSH: Të merren masa kundër helmimi masiv të shqiptareve në Tetovë

Deputetja e PDSH-së Merale Ferati në një konferencë për shtyp, ka denoncuar politikën e mbrapsht të qeverisë në segmentin e shëndetësisë që si pasojë spitalet në vendbanimet shqiptare janë në gjendje të rëndë.

“Politika e gabuar e kësaj qeverie VMRO-BDI reflektohet edhe në segmentin më të ndejshëm siç është shëndetësia. Varfëria, mospërkujdesja, neglizhenca gjithë këto janë faktor që në mënyrë direkte apo indirekte ndikojnë në shëndetin e qytetarëve e veçmas te shqiptarët. Janë shqetësuese rastet dhe shifrat alarmante të sëmurëve nga sëmundjet e ndryshme përfshirë këtu edhe rritjen e numrit të aborteve, jo vetëm ne Tetovë por edhe në vendbanimet tjera ku jetojnë shqiptarët, për të cilën mungon një analize e hollësishme dhe transparencë për faktorët që ndikojnë në paraqitjen e këtyre rasteve, thotë Mrale Ferati.

Ajo thotë se si pasojë e kësaj politike të mbrapshtë, gjendja e spitaleve në vendbanimet shqiptare, në veçanti gjendja e spitalit “Klinik të Tetovës” i cili përveç emrit s’ka asgjë të përbashkët me klinikat e mirëfillta është  keqe.

Gjendja bëhet ende më dramatike në Tetovë, duke pasur parasysh ndotjen e ajrit nga ana e “Jugohromit”. Nga statistikat zyrtare ndotja e ajrit është alarmante ku tejkalohet kufiri i lejuar disa dhjetëra herë. Për interesa të ndryshme politike, mbase edhe korruptive tolerohet helmimi i banorëve të Tetovës  dhe të pollogut në tërësi. Ndotja e ajrit  me përmasa të tilla shqetësuese shkakton rritjen e dukshme të numrit të sëmurëve nga sëmundjet e traktit respirator, kancerogjene, kardio-vaskulare e kështu me radhë”, thotë Ferati.

Ajo bën thirrje që urgjentisht të merren masa për ndërprerjen e këtij helmimi masiv të shqiptareve në Tetovë dhe rrethinë, që asocojnë në  dhomat e gazit.

“Është i dhimbshëm fakti që përgjegjësi direkt për helmimet, është ministri i BDI-së i cili  jo që s’ndërmerr asgjë, por përkundrazi me heshtjen e tij  miraton të njëjtën, gjë që tregon paaftësinë dhe nënshtrimin e tij të plotë, ku si pasojë e këtij vasaliteti helmohen jo vetëm gjeneratat e tashme, por edhe gjeneratat e ardhshme me pasoja të paparashikueshme”, thotë Merale Ferati.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button