Tetovë, mësimdhënësit shqiptarë në ditën e dytë të grevës, paralelet maqedonase në mësim

Dita e dytë e grevës së mësimdhënësve të shkollave fillore dhe të mesme në rajonin e  Komunës së Tetovës zhvillohet e ndarë mes një numri të arsimtarëve që futen në mësim dhe të atyre që bojkotojnë orët e mësimit.

Ata të cilët nuk mbajnë grevën janë kryesisht mësimdhënës të paraleleve maqedonase ndërsa mësimdhënësit shqiptarë në shumicën e shkollave mbajnë grevën.

Në shkollën fillore të fshatit Sllatinë që llogaritet shkolla më e madhe në rajonin e komunës së Tearcës nuk është zhvilluar mësimi gjatë ditës së sotme për shkak të grevës. Greva është respektuar edhe në shkollën e fshatit Dobrosht dhe atë të Përshëfcës.

Në shkollat e mesme sipas autoriteteve komunale mësimi zhvillohet njësoj si dje në masën 60 për qind mbahet mësim ndërsa 40 për qind e mësimdhënësve bojkotojnë mësimin.

Drejtori i shkollës fillore “Migjeni” në Tetovë, Harun Rexhepi, për Portalb thotë se kjo shkollë është e disperzur në katër objekte dhe mësimdhënësit shqiptarë mbajnë grevën ndërsa mësimdhënësit maqedonas mbajnë mësim.

“Në shkollën qendër shqiptarët dhe turqit janë në grevë. Në shkollën në qendrën sportive në grevë janë vetëm maqedonasit .Në fshatin Saraqin edhe shqiptarët edhe maqedonasit janë në Grevë. Në shkollën e Drenovecit janë në grevë edhe para ditë edhe pas dite”, thotë Rexhepi.

Lajme të ngjashme

Back to top button