Qytetarët tetovarë vizitojnë panairin e punës

Në Tetovë u mbajt sot panairi i punës të organizuar nga Agjencia për punësim. Frekuentimi i këtij panairi ishte i madh nga ana e qytetarëve. Shumica e tyre thonë se vijnë nga kureshtja për tu informuar apo për të gjetur edhe ndonjë mundësi për punësim.

Panairi në Tetovë është i fundit nga gjithsej tetë panaire që i ka organizuar Agjencia për punësim e Maqedonisë, me të vetmin qëllim që kompanitë të jenë sa më afër qytetarëve.

Lajme të ngjashme

Back to top button