Disa nga lagjet e Shkupit nesër pa rrymë

Për shkak të ndërhyrjeve teknike në elektro­sistemin, prej orës 8 e 30 minuta deri në orën 14 e 30 minuta pa energji elektrike nesër do të mbesin shfrytëzuesit e rrugëve “Luba Ivanoviq”, “Gruica Vojvoda”, “Nikolla Petrov”, dhe Vtora Makedonska Brogada”.

Ashtu siç kumtoi Qendra rajonale për menaxhim me krizat të qytetit të Shkupit pa energji elektrike prej orës 8:30 deri në orën 10.30 do të mbesin shfrytëzuesit e rrugës 210 prej nr. 1 deri në nr. 21 dhe rruga Cvetan Dimov prej nr. 134 deri në nr. 140, prej orës 09:30 minuta deri në orën 15:30 një pjesë e rrugës 1 në fshatin Kondovë dhe prej orës 12 deri në orën 13 e 30 minuta shfrytëzuesit nga pompa e benzinës Makpetrol 070 në bulevardin Ilinden.

Lajme të ngjashme

Back to top button