BDI vë në pikëpyetje ndryshimet kushtetuese, vendosmëri e deputetëve apo lojëra të radhës?

Paralajmërimet e disa nga deputetët e BDI-së se nuk do të votojnë ndryshimet kushtetuese, kanë vënë në pikëpyetje miratimin e tetë propozim amendamenteve për të cilët BDI prej kohësh ka deklaruar se do të përkrah.

Në seancën e sotme Parlamenti duhet të prononcohet lidhur me ndryshimet kushtetuese, ndërkohë që ende është e paqartë se cili është vendimi I tre deputetëve të BDI-së lidhur me votimin e këtyre ndryshimeve kushtetuese.

Tre deputetët e BDI-së, Zulfi Adili – Qufa, Hazbi Lika dhe Xhevat Ademi nuk do të përkrahin ndryshimet kushtetuese të dakorduara nga koalicioni VMRO DPMNE – BDI . Këtë qëndrim, ata e kanë bërë të ditur mbrëmë në mbledhjen e Kryesisë Qendrore.

Analistët vlerësojnë se nëse deputetët e BDI-së do t’i rinë deri në fund qëndrimit të tyre atëherë kjo do të sillte vështirësi dhe gati do të bënte të pamundur miratimin e propozim – amendamenteve kushtetuese.

Analisti Mrsel Billalli thotë për Portalb se pjesa  e madhe e deputetëve janë të lodhur nga shërbimi që i bëjnë VMRO – DPMNE-së dhe  shkojnë më ndërgjegjen e tyre.

“Ata shohin se janë në shërbim të interesave të ngushta që është e zhytur në shumë afera financiare. Me siguri i përcjell një ndërgjegje më e thellë përballë elektoratit dhe supozojë se nuk janë të gatshëm të votojnë ndryshimet kushtetuese. Formimi i zonave financiare ndërkombëtare është vetëm për larjen e parave”, thotë Mersel Bilalli.

Ai thotë se do të ketë tentime që të kompensohet vota e këtyre tre deputetëve të BDI-së të cilët kanë paralajmëruar mos votimin e ndryshimeve kushtetuese, por do të jetë vështirë.

Analisti Alajdin Demiri thotë për Portalb se kjo q ndodh me tre deputetët e BDI-së që shprehen kundër votimit të ndryshimeve kushtetuese është një thukim i situatës se kinse në BDI ka demokraci,

“Kjo nuk është hera e parë kjo ka ndodhur shpesh herë dhe tash askush nuk mund të besojë se ata deputetë nuk do ti votojnë ndryshimet kushtetuese. Nuk k aso deputet as BDI-ja që mund ta ruaj moralitetin politik dhe njerëzorë për favore të partisë VMRO- DPMNE. Është një zhurmë e orkestruar që në fund të del li të thotë se i koordinuam punët dhe i votuam ndryshimet kushtetuese”, thotë Alajdin Demiri.

Aktualisht shumica parlamentare VMRO – BDI ka 79 vota në dispozicion, prej 82ve të evojshme për ndryshime kushtetuese.  Nëse në ndërkohë nuk bindin 3 deputetët e pakënaqur të BDI-së, koalicioni qeveritar do të kërkojë vota rezerve”, thotë Alajdin Demiri.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button