BDI: Aksidenti pa pasoja serioze, Ahmeti dhe shoferi it ij janë lënduar lehtë

BDI nëpërmjet një komunikate njofton se kryetari i saj .Ali Ahmeti është përfshirë mëngjesin e sotëm në një aksident pa pasoja serioze.

“Si zoti Ahmeti, ashtu dhe shoferi i makinës, janë në gjendje të mirë dhe jashtë rrezikut për jetën, por ndodhen të hospitalizuar në Spitalin Klinik të Tetovës, për shkak të dëmtimeve të lehta që kanë pësuar. Aksidenti ndodhi kur shoferi i makinës shmangi përplasjen me makinat e tjera dhe u përplas me bankinën e pike pagesës rrugore. Shkak për aksidentin është dukshmëria e ulët si pasojë e mjegullës”, thuhet në komunikatën e BDI-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button