Amnesty International kundër ndalesës së martesave njëgjinore

Organizata ndërkombëtare ”Amnesty International” ka kërkuar nga Qeveria tërheqjen e amendamentit kushtetues, i cili përcakton martesën si bashkësi ekskluzive ndërmjet burrit dhe gruas.

Organizata ndërkombëtare e quan këtë propozim të Qeverisë diskriminuese dhe madje një “kontribut më shumë në shtimin e diskriminimit, dhunës dhe jo tolerancës në Maqedoni në baza të orientimit seksual” .

“Amnesty International” vlerëson se ndalimi i martesave njëgjinore do të shtojë diskriminimin në Maqedoni.

Sipas saj, me këtë amendament, Maqedonia po shkon në drejtim të kundërt me tendencat evropiane, për legalizimin e martesave njëgjinore.

Lajme të ngjashme

Back to top button