fbpx

Ahmeti në spitalin e Tetovës, shoferi shmangi përplasjen me makinat e tjera (Foto)

Zëdhënësi i MPB Ivo Kotevski, konfirmon për Portalb se sot rreth orës 9.30 të mëngjesit vetura me të cilën udhëtonte kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, është përplasur në shtyllën e betonit në pikën e pagesës në rrugën Tetovë Gostivar dhe më pas është rrotulluar.

Ndonëse zyrtarisht ende nuk jepen iformata, mësohet se zyrtarë të lartë të BDI-së, vizitojnë Ali Ahmetin në spitalin e Tetovës. Nga ajo që mund ët mësohet deri më tani është se gjendja shëndetësore e Ahmetit është mirë ndërsa shoferi ka marrë lëndime në kokë dhe është transferuar në Spitalin e Shkupit.

10599398_629954727108924_4413423146258912447_n (Custom)

Ivo Kotevski thotë se prokuroria publike është duke hetuar rastin. Nga ky aksident dy persona janë duke u trajtuar në Spital, por Kotevski nuk konfirmon nëse në mesin e këtyre dy personave është edhe Ali Ahmeti.

345

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close