OJQ “Shprehu” mbështet kërkesat e veteranëve të luftës

 

Organizata Joqeveritare (OJQ) “Shprehu”, shpreh keqardhje për situatën e djeshme në selinë e BDI- së, e cila befason jo vetëm popullatën shqiptare në Maqedoni por edhe atë në diasporë, për padrejtësitë dhe lëshimet ndaj veteranëve të luftës, të cilët kërkojnë ekzistencën e tyre, një numër i të cilëve është larguar nga vendi për shkak të mungesës së kushteve elementare.

“OJQ SHPREHU, si pjesë e sektorit civil, përkrah kërkesat nga popullata dhe ish ushtarët e UÇK-së për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit lidhur me rregullimin e statusit të ish pjesëmarrësve të konfliktit 2001. Të përmbushen obligimet e Marrëveshjes se Ohrit ndaj ish ushtarëve të UÇK-së, garantë e se cilës janë edhe NATO, BE dhe institucionet e vendit. Përkujtojmë se duke qenë prioritet implementimi i Marrëveshjes së Ohrit për anëtarësim në NATO dhe BE, pjesë e kësaj marrëveshje është edhe rregullimi i statusit legal të të gjithë të prekurve nga lufta e vitit 2001”, thuhet në kumtesën e OJQ-së.

OJQ “Shprehu” gjithashtu apelon ndaj ish pjesëtarëve të 2001 që tani gjenden nëpër pozita dhe funksione me ndikim, të vazhdojnë kontributin e tyre për plotësimin e kushteve ekzistenciale familjeve te dëshmoreve, rehabilitimin e invalidëve te luftës, si dhe zgjedhjen e çështjes së punësimit pa dallime partiake politike.

“Besojmë se takimi i ardhshëm i ish ushtareve të UÇK-së me ish liderin e tyre ushtarak, Ali Ameti, do të sjell qasje të suksesshme ndaj kësaj çështje. Kurse nga liderët politik, udhëheqësit e sektorëve përkatëse dhe gjykata kushtetuese mirëpresim veprime konkrete e jo arsyetime dhe komentime të ndryshme për mos zgjedhjen e kësaj çështje njëkohësisht edhe pjesë e zbatimit të  Mareveshjes se Ohrit”, thuhet më tej në kumtesë.

Lajme të ngjashme

Back to top button