Vetura me të cilën udhëtonte Ali Ahmeti pëson aksident

Vetura me të cilën udhëtonte kryetari i BDI-së për të takuar kryetarin e parlamentit të  Shqipërisë Ilir Meta është aksidentuar . Jo zyrtarisht mësohet se  ka pësuar aksident në magjistralen Kërçovë-Gostivar.

Jo zyrtarisht merret vesh se aksidenti ka ndodhur në afërsi të pikës pagesore në Gostivar, ndërsa lideri Ahmeti është dërguar në spitalin e Tetovës.

Akoma nuk dihet se i ç ‘niveli ka qenë aksidenti , shkaku i tij dhe çfarë lëndimesh ka marrë Ahmeti.

Lajme të ngjashme

Back to top button