Rama pret në Kryeministri familjarët e 21 Janarit

Kryeministri Rama mësohet se do të presë sot në sallën e hartave familjarët e viktimave të 21 janarit 2011.

“GSH” bën me dije se familjarët e Hekuran Dedës nga Peshkopia, Ziver Veizit nga Gjirokastra, Aleks Nikës nga Lezha dhe Faik Myrtajt nga Fieri, janë ftuar në jenë në orën 12:00 në Kryeministri, për të marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore që kreu i qeverisë organizon në 4 vjetorin e vrasjes së tyre.

Axhenda e kësaj ceremonie është mbajtur sekret nga Kryeministria dhe nuk janë dhënë detaje rreth zhvillimit të saj. Nga familjarët është dhënë informacioni se ata do të kenë mundësi të shprehen me këtë rast, për arsyet e mos zbardhjes së vrasjes së të afërmve të tyre. /albeu

Lajme të ngjashme

Back to top button