Rama takohet me presidentin Obama

Presidenti i SHBA-ve, Barack Obama dhe zonja e tij, kanë pritur kryeministri Edi Rama, i cili ishte shoqëruar nga zonja e parë.

Rama mori pjesë në pritjen e organizuar nga Obama për krerët e delegacioneve që marrin pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Gjatë takimit të tyre, Kryeministri Rama e falënderoi Presidentin Obama për mbështetjen e vazhdueshme qe ai vet dhe qeveria e Shteteve të Bashkuara kanë dhënë ndaj Shqipërisë.

Ai gjithashtu e siguroi presidentin Obama se vendi ynë do të vazhdojë të qëndrojë në krah të SHBA-ve edhe në të ardhmen.

Lajme të ngjashme

Back to top button