Vëllai publikon çfarë i tha Sokol Olldashit pak kohë para vdekjes

Vdekja e të ndjerit Sokol Olldashi është përjetuar keq nga shumë njerëz, sidomos familja e tij. Humbja ishte e parakohshme dhe kjo është e qartë nga reagimet e shumëkujt. Vëllai i Sokolit, Ardian Olldashi, tregon se çfarë i ka thënë më 22 korrik 2013, pak kohë para vdekjes. Mesazhi është i qartë, sepse ai erdhi pak javë para humbjes së PD, ku Olldashi ishte ministër i Transporteve dhe më tej kandidati i dytë për postin e kreut të opozitës.

Armandi shprehet i indinjuar me disa njerëz dhe e këshillon vëllanë: “…Kam vënë re sa shume “miq” te janë larguar. Disa se nuk u duhesh më, te tjerët kane frike se u prishet biografia, ndërkohë qe ndërgjegjen gjithmonë te prishur e kane pasur. por shume e shume te tjere te kane qëndruar, janë ata qe nuk priten kurrë gjë nga ty.

Derisa dora dhe mendja do te te udhëheqin mos pusho se dashuruari jetën. Dhe ne paç mundësi te ndihmosh nje njeri te vetëm nuk do kesh jetuar se koti. Mos vështro njerëz te vegjël qe te vine rrotull, por vështro njeriun e madh qe është ne brendësinë tende. Jeto duke konsideruar veten tende ne pazhurmësi dhe kështu do te rigjesh qetësinë dhe paqen. Ne mes zhurmës nuk ndihen frymëmarrjet dhe psherëtimat e njerëzve qe te duan. Bej te mundur mosndjesinë e ligësisë njerëzore, por vlerëso mirësinë e tyre””, – përfundon mesazhi i Ardian Olldashit për të ndjerin Sokol Olldashi./noa/

Lajme të ngjashme

Back to top button