Komunikacioni po zhvillohet në rrugë të lagështa

Komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore në Maqedoni po zhvillohet pa ndalesa, nëpër rrugë lagështa. Në mbarë vendin vërehen reshje të dobëta të shiut, ndërsa mjegull me dukshmëri prej 30 deri në 50 metra ka në Kriva Pallankë, Strazhë dhe Resnjë, kumton Lidhja Aautomote e Maqedonisë.

LAMM rekomandon kujdes në drejtimin e automjetit, shpejtësi të adaptuar gjatë qarkullimit dhe respektimit të sinjalizimit të vendosur rrugor. Kujdes të veçantë duhet pasur në akset të cilat kalojnë përmes grykave malore, veçanërisht në akset rrugore Katllanovë ­ Veles, Mavrovë ­ Dibër ­ Strugë, Demir Kapi ­ Udovë, ku mund të paraqiten shembje të vogla të dheut. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve të qytetit është mesatar.Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe për dalje nga shteti.

Lajme të ngjashme

Back to top button