KASABAJA E TETOVËS DHE FISNIKËT E SAJ

Të dashur bashkëqytetarët e mi tetovarë, ju që nuk do pajtoheni me këtë shkrim, dhe juve ju dua sinqerisht sepse të gjithë së bashku, të njëjtat halle e brenga i kemi. Më vjen shumë keq që nuk mund t’i përshëndes edhe familjet e vjetra fisnike qytetare, “sheherlitë, apo “kasabalijtë”  e Tetovës, jo se jam qyvli e nuk i dua, çdo respekt, po nuk mund t’i gjej, kanë humbur, janë zhdukur, zëri s’u ndëgjohet. Edhe pse te popullësia e sotme rurale,fshatare ekziston një lloj energjie negative  për karakterin dhe për organizimin  e tyre, megjithatë dorën në zemër, janë më meritorët për themelimin, krijimin dhe ndërtimin e kasabasë së Tetovës. E mbaj mend, si i vogël në moshën gjashtë vjeçare, gjegjësishtë, më vitin 1968, kur u bënë demostratat e shqiptarëve kundër pushtetit të atëhershëm komunist, në shumë shtëpia të mëhallës sonë, në dyert e mëdhaja hyrëse  të tyre valonin flamujt kombëtarë. Për guximin e shehërlive apo kasabalijve habitej dhe babai im, duke i thënë vëllait tim të madh: “Këta të mëhallës edhe pse folin turqisht e ndiejnë veten shqiptarë, pa dil pak e shiko se si në çdo shtëpi të kasabalijve valon flamuri ynë kombëtar!” Sado që ne ruralët e Tetovës kemi një lloj keqdashje për kasabanë si qytet dhe kasabalijtë si njerëz, por kurrë gjatë periudhave historike nuk kanë qenë kaq inferior sikurse hudhëheqësit rural të ditëve tona. Po të bëjmë një krahasim të politikanëve dhe udhëheqësve rural e periferik të kohës sonë, me kohën e udheheqësve dhe politikanëve fisnik të kasabasë së atëhershme të Tetovës, haptazi shihet dhe vërehet se ata kanë bërë tepër, tepër më shumë se sa këta politikanët rural të ditëve tona që e llogaritin veten si fisnikët e kombit.

Prandaj nuk mund të nënçmohet e të përjashtohet aq lehtë veprimi dhe objektiviteti i tyre, meqë organizimi dhe rezatimi politik e kulturor i shqiptarëve në ato periudha ka qenë shumë më inferiore në raport me romakët në fillim dhe me fqinjët grekë e sllavë, më vonë. Nuk duhet injoruar aq lehtë fisnikët e kasabasë së Tetovës për shkak se koha e veprimit të tyre politik, kulturor e fetar ka qenë nën kolonitë dhe okupimet e romakëve, grekëve, bullgarwve, sërbëve dhe Perandorisë Osmane. Në fakt nuk kishte asnjë gjurmë të shkruara në gjuhën shqipe dhe as aktivitete kulturore të dokumentuara shqiptare. E sot udhëheqësit politik e kulturor rural ç’bëjnë, kush i pengon? Vetëm lakmia për t’u pasuruar vet, Gruevski, e askush tjetër. Pra, kjo ka qenë gjendja reale e fisnikëve shqiptarë, një rrezik permanent për asimilimin dhe zhdukjen e shqiptarëve. Me të gjitha këto rreziqe dhe të këqia, fisnikët e kasabasë së Tetovës ruajtën, fuqizuan, gjallëruan dhe ngritën lartë vetëdijen tonë kombëtare e fetare në krahasim me kohën e sotme të udhëheqësve rural, politik e kulturor.

Këtë e argumenton dhe profesori me përvojë nga Shqipëria, Aleksander Meksi, në librin e tij: “Arkitektura e xhamive të Shqipërisë”, fillimisht ai thekson se arkitektura islame është ndër pasuritë kulturore më të çmuara të popullit shqiptar, për deri sa për arkitekturën islame të Shqipërisë të zhvilluar gjatë periudhës osmane mendon se në fazat e para të saj, kryesisht gjatë shek. XIV dhe XV është e prurë nga ushtritë osmane dhe prototipa arkitekturor të cilat janë realizuar në vendet prej ka kanë ardhur ushtritë osmane, të cilat me sukses nga mjeshtër ushtarak janë realizuar edhe në vendin tonë, në Shqipëri. Kurse në shek. e XVI e këndej arkitektura e xhamive u zhvillua kryesisht nën ndikimin vendor dhe si e tillë është origjinale me tipare të theksuara lokale.

Fisnikët e Tetovës punonin dhe e jepnin pasurinë e tyre për ndërtimin e kasabasë sepse e donin,  ata prej dashurisë së madhe që kishin për kasabanë ndërtuan momumente fetare, kulturore e ushtarake: Xhaminë e Pashës (Xhamia e Larme), Harabati Baba Teqen, Hamamin, tri  Urat e Gurit, (pas vërshimit që u bë më 1979, dy u prishën e nuk u rindërtuan, ka mbetur vetëm një urw në afërsi të spitalit) dhe kryevepra e kasabasë Kalaja e Tetovës, që e ndërtoi Abdurrahman Pasha, vend që më 2001 nisi lufta e UCK, sot e kësaj dite tetovarët krenohen me këto monumente historike e kulturore. Nga kjo derë fisnike e Abdurrahman Pashait dolën shumë pashallarë, por edhe poet të njohur siç janë Mehmet Akif Pasha (1822-1893), pastaj i biri i tij, Salih Rashit Pasha (!846-1920), kanë lënë krijimtari të begatshme poetike. Abdurrahman Pashë Tetova, mbante nën pushtimin  e vet krahinën e Prizrenit deri në Shtip. E sot fisnikët tanë, udhëheqësit politik rural ku e kanë Shtipin? Ua ka marrë Gruevski. A e japin pasurinë e tyre, dhe, a e duan Tetovën më shumë sesa fisnikët e atëhershëm të kasabasë, që falnin pasuritë e tyre, duke i bërë vakëfe të kasabasë, ku edhe sot këto vakëfe ekzistojnë. Me siguri se jo, ata vetëm që e plaçkisin popullin për t’u pasuruar e kulturuar vet, e kurrgje tjetër nuk bëjnë.

Fisniku shqiptar që ka luajtur rol të rëndësishëm në zhvillimin e kulturës shqiptare, është edhe Rexhep Pashë Tetova. Ka qenë djali i Dervish Shalës. Kjo familje fisnike, që nga fillimi i shek. XVIII ka ndihmuar kulturën dhe arsimin shqiptar. Teqeja bektashiane e Harabati Babës në Tetovë është rindërtuar nga Koxha Rexhep Pasha në vitin 1780, kur edhe u gradua Pashë. Në këtë vit, ai ka vendosur mbishkrimin mbivarror të Harabati Babës, kurse në vitin 1790 ka ndërtuar aty një krua, ku edhe sot ekziston.

Vlen të theksohet se edhe femrat shqiptare të familjeve fisnike dalloheshin me kontributin e tyre të çmuar.

Derisa femrat shqiptare rurale fshatare me zakonet e tyre të serta e prapanike kanuniane rinin të mbyllura, të pa shkolluara, e të pa emancipuara, në anën tjetër hanëmet e kasabasë shkolloheshin, arsimoheshin fetarisht. Të cekim se Hysnija Hanëmi me motrën e saj, kanë ndërtuar xhaminë më të bukur në Tetovë,” Xhaminë e Pashës” (Xhamia e Larme), ku edhe varret i kanë në oborrin e xhamisë, një hanëm tjetër Ajshe Hatma ka ndërtuar një xhami në Tetovë, (në qendër të Tetovës, sot mbi këtë xhami është e ndërtuar Qendra e Kulturës), Po në Tetovë, Mensure Hanëmi ka ndërtuar Hamamin e Tetovës. Po sot femrat shqiptare  rurale, zonjat dhe zonjushat, deputetet e funksionaret e ndryshme shqiptare çfarë kanë bërë? Përgjigja dihet, kurrgjë. Shqiptarët fisnikë të kasabasë  së Tetovës  edhe pse me emra mysliman, edhe pse e përqafuan besimin në një Zot, dëshmuan dhe treguan vlera të lakmueshme njerëzore, me një emancipim të lartë fetar e kombëtar, duke besuar Zotin Një, me anë të Shpalljes Hyjnore të Kur-anit, zinte fil edhe emancipimi kulturor e intelektual, formësimi kombëtar e fetar, përparimi i jetës familjare e sociale, Feja  dhe zbatimi i fesë Islame, edukonin këtë popull të kasabasë për durim, përgjegjësinë dhe përkushtimin për kasabanë dhe gjuhën e tyre. Kështu që në njërën anë, familjet fisnike me anë të fesë islame bënin  ngritjen e vetëdijes për edukimin familjar, respektin për prindërit, edukimin e fëmijëve, emancipimin e femrës, rregullimin e marrëdhënieve bashkëshortore, familjare e farefisnore, krijonin kushtet për emancipimin e mirëfiltë kombëtar e fetar, kundruall indoktrinimit të malësorëve dhe vendeve të tjera rurale, me të drejta të serta zakonore kanuniane. Pikërisht këtu është ai dallimi i madh i fisnikëve, sheherlive, kasabalijve tetovarë me fshatarësinë rurale fetare e kombëtare.

Fisnikëria shqiptare e kasabasë së Tetovës ka qenë udhëheqëse e zhvillimeve kombëtare, kulturore e fetare duke ndërtuar e dhuruar varg xhamishë, mektepesh, teqesh, hamamesh, kalash, urash, vakëfesh, krojesh e parqesh, si dhe një varg objektesh ekonomike, tregtare që me të ardhurat e tyre mirëmbaheshin institucionet kulturore, arsimore e fetare, të gjitha këto janë ngritur sipas sistemit të vakëfeve. Na ruaj o Zot, Tetovën, nga politikanët, intelektualët, shkencëtarët, artstët e poetët rural, Tetovën tonë të dashur mund ta udhëheqin vetëm të urtit dhe fisnikët e saj!

Lajme të ngjashme

Komentet

  1. Bravo. Pikèrishtè ashtu eshte! Kasabalijt cdo herè kane qene dhe do te jenè ne mbrojtje dhe ne zhvillimim e vlerave morale dhe kombetare te kombit.

  2. Do te doja te them se shum te drejt e keni po nuk eshte ashtu. Tetova rurale ka qene politik serbe qe shqiptaret te mos qyteterohen po te mbesin gjithmon fshatar duke u mar gjithmon me bageti e buqsi. Pikerisht ne 2001 u hoq perdja e hekurt ku cdo idivid vecanerisht fshatar pati mundesin qe te vendoset ne qytet dhe te qytetrohet vet dhe femit e tij. Do shkoj koh por kshtu eshte qytetru e gjith bota. Qytetrim d.m.th Jo qe te jesh lindur ne qytet po te tregosh Vlera. Psh: shumica e shkrimtarve, dijetarve, atdhetarve, deshmorve kane qene nga fshati apo ju qe thoni ajo tetova rurale. Rexhep Voka ( Shipkovic) Murat Isaku (Garje) e shum te tjer.

    1. Përshëndetje Sulejman!
      Pajtohem plotësisht me opinionin tuaj. Më la përshtypje të veçantë fjalia nga paragrafi i parë: “Kanë humbur, janë zhdukur, zëri s,u dëgjohet”. Është e vërtetë se ata degdisën në Turqi, ca u zhdukën në Goli Otok e Idrizovë dhe ca të tjerë sot e kësaj dite frymojnë në Tetovë. Ata e kryen misionin e tyre.., ata ia kthyen borxhin vatanit.., ata..,

  3. Shkrim i qelluar.S’dua te shtoj gje.Vetem ta gjejne veten ne tekstin e siperm disa “qytetare”qe i sherbejne politikes ditore diskriminuese ndaj shqiptareve ne pergjithesi dhe Tetoves dhe tetovareve ne vecanti.

  4. I nderuari z. Sulejman,
    Plotesisht keni te drejte per temen dhe menyra e vetme ti gjeni ata “kasabalijte” eshte kur dilni rrugeve te Tetoves dhe shihni dikend qe e perdor germen “Y” ne vend ku duhet dhe nuk e nderron me germen “I” atehere mund te shihni se sa pak kane ngelur, apo jane te kyqur ne jeten sociale apo politike. Si duket edhe kjo ka qene politike shteterore.

  5. Shkrim shume i qellur. Te verteten e ke thene mik i nderuar z. Sulejmani derisa Tetoven dhe Gostivarin e udhehiqnin fisniket edhe shqiptaret e Rekes e flitnin gjuhen shqipe. Kur u zhduken ata atehere u maqedonizuan.

  6. Eshte interesant se kur udheheqnin Fisniket ne Tetove dhe Gostivare shqiptaret rural te fshatrave nuk dinin asnje fjale sllave e sot nuk ka fshatar qe nuk e di maqedonishten, aq jane dashuruar pas maqedonishtes sikurse fisniket qe ishin te dashurar pas gjuhes shqipe.

  7. Mire qe ke shkrujt nje teme qe edhe kto kasabali apo zoraxhite te komentojne pak. Ndoshta kan qene te paret ne ate kohe por tash eshte koha jone , koha e katunarve ta marim ate qe na takon, ndoshta eshte e vertete qe ata vendosin per votat ne Tetov e Gostivar por prej tash e tutje do te jene nder ne.

    1. Po perse bre mik menjehere duhet te shprehish instikt egersor. A sje emancipuar pas kaq vitesh mundesi per tu shkolluar… Perse dikush duhet te jete mbi apo siper dikujt? A smund thjesht cdo kusht te jete per ate qe eshte i afte? Aq e veshtire eshte te logjikohet si njeri? Shpresoj qe gjithe bashkeqytetaret qe jetojne per 1-2 gjenerata ne qytet nuk mendojne si ti…shpresoj…

    2. Po malok i shkrete , duket qe eshte koha yte dhe e kalibrit tend nga gerdia qe na rrethon cdo kund . Por mos i fut njerezit e gdhendur qe kane lindur dhe jetuar ne ate mal prej ku vjen ti sepse ka pasur gjithmone dhe ende ka njerez qe kane edukate familjare, pergjegjesi sociale dhe integritet personal e ata nuk ndahen ne qytetar dhe fshatar, ata jane njerez e ti je karikature prej njeriu

  8. Edhe pse shkrimi pasqyron realitetin, ai shton vetem edhe nje fraksion te ri ne shoqerine tejet te fragmentuar shqiptare ne Maqedoni. Gje qe nuk da duhet shune. Krahas asaj ne mes komenteve verehet se si ata qe jane qytetare te vjeter nuk shprehin ndonje ndjenje dominimi apo nenshtrimi mbi bashkebanoret e ardhur nga viset rurale, mirpo bashkebanori rural don te dominoje mbi qytetarin

    Nje gje e kam te qarte, pse qytetaret “si duan fshataret”? Sepse e prishin qytetin (shihni: gjuha e qytetit), ne vend qe ata te qyteterohen, qyteti fshaterohet; Por ajo qe se kam te qarte eshte, pse fshataret i urrejne qytetaret? A kane gabuar qytetaret me donje gjest apo veprim te tyre gjate historise me te cilen kane shkaktuar mbjelljen e asaj urrejtje te fshataret, apo ajo urrejtje vjen nga donje instinkt i mbrendshem psikologjik: kur e din qe nuk i takon nje vendi ndihesh sikurse cdokush ka dicka kunder teje. E lus autorin, apo donje person tjeter qe do te mllefoset instiktivisht kur te lexoje kete shkrim te me pergjigjet

    E mira esht qe fshataret kane nis te gerditen prej njeri tjetrit me…

    1. Dardan, sa fillova te shkruaj nje koment mbi kete shkrim qe me pelqeu shume dhe mbi konstatimet e autorit per te cilat asnje qytetar nuk eshte levdruar vetem nga modestia , sikur mi kishe marre te gjitha fjalet nga goja .

  9. Edhe pse shkrimi pasqyron realitetin, ai shton vetem edhe nje fraksion te ri ne shoqerine tejet te fragmentuar shqiptare ne Maqedoni. Gje qe nuk da duhet shune. Krahas asaj ne mes komenteve verehet se si ata qe jane qytetare te vjeter nuk shprehin ndonje ndjenje dominimi apo nenshtrimi mbi bashkebanoret e ardhur nga viset rurale, mirpo bashkebanori rural don te dominoje mbi qytetarin

    Nje gje e kam te qarte, pse qytetaret “si duan fshataret”? Sepse e prishin qytetin (shihni: gjuha e qytetit), ne vend qe ata te qyteterohen, qyteti fshaterohet; Por ajo qe se kam te qarte eshte, pse fshataret i urrejne qytetaret? A kane gabuar qytetaret me donje gjest apo veprim te tyre gjate historise me te cilen kane shkaktuar mbjelljen e asaj urrejtje te fshataret, apo ajo urrejtje vjen nga donje instinkt i mbrendshem psikologjik: kur e din qe nuk i takon nje vendi ndihesh sikurse cdokush ka dicka kunder teje. E lus autorin, apo donje person tjeter qe do te mllefoset instiktivisht kur te lexoje kete shkrim te me pergjigjet

  10. Ju lumte per guximin e trajtimit te temes por fatkeqesisht shqıptaret aq Jane te injoruar ne çdo sfere te jetes , aq jane te shkelur sa qe nuk kan lux te bejne ndarrje te ketilla mes veti, u duhet bashkimi shkrirje te kufijve mes veti te origjines sepse me keto Jane primitive Per kete Kohe, ne duhet te bashkohemi ne pikat e perbashketa dhe te ecim para kurse nga ndryshimet te krıjojm avancime

  11. Shkrim i bukur.E pergezoj autorin.Jam njeni prej te apostrofuarve(kasabali).
    Pergjegjja ne pyetjen ….. do te ishte: Truri i “kasabaliut” eshte i kurdisur qe t’i kundervihet armikut e jo bashkekombasit… Te uroj pune te mbare dhe te falenderoj per shkrimin objektiv. Nail Osmani Tetove.

  12. Je i madh profesor,je vertet i madh dhe i guximshem!!!
    Uroj qe Zoti i madh dhe i plotfuqishem,te beje qe njerez si juve i nderuar,asnjehere te mos ua humb shpresat dhe guximin,per te publikuar shkrime si kjo e fundit.
    Me respekt
    Afrimi

Back to top button