Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira dhe shi

Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me reshje të përkohshme të dobëta të shiut, ndërsa nëpër male me reshje të dobët të borës. Reshjet do të jenë më të mëdha në orët e para ditës. Nëpër fushëgropa do të ketë mjegull dhe vranësira të ulta, ndërsa në disa fushëgropa me dukshmëri të zvogëluara. Do të fyeje erë e dobët nga drejtimi jugor. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej tre deri në nëntë, ndërsa ajo e ditës prej katër deri në 14 gradë. Në Shkup moti do të jetë kryesisht me vranësira dhe i qetë, paradite me mjegull dhe vranësira të ulta.Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në katër, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në shtatë gradë Celsius.

Lajme të ngjashme

Back to top button