fbpx

Interi dhe Shaqiri kërkojnë çerekfinalen

Në Kupën e Italisë do të luhen dy përballjet e radhës për 1/8-at ku më interesante në letër mbetet ajo mes Interit dhe Sampdorias. Në vitin 2008 kur këto dy skuadra u ndeshën për herë të fundit për Kupën e Italisë, Interi arriti të dilte me kokën lart pasi fitoi 1-0. Sampdoria mbetet preja e preferuar e ekipit zikaltër pasi nuk ka arritur të fitojë në 8 ndeshjet e fundit por përballja e “San Siros” këtë vit mbetet e hapur sepse djemtë e Mihajlovic po gëzojnë shëndet të plotë dhe treguesi më i mirë për këtë është vendi i tretë në kampionat. Një tjetër disfatë për Interin do të jetë fillimi i një krize të mundshme sepse rezultatet vazhdojnë të mos i japin të drejtë Roberto Mancinit, skuadra e të cilit bëri një paraqitje të sikletshme në transfertën e Empolit. Ndeshja luhet në orën 21:00.

Në sfidën tjetër, Fiorentina pret Atalantan. Dy skuadra me objektiva të ndryshëm sepse bergamaskët janë në luftë për mbijetesë, ndërsa toskanët vijnë pas dy fitoreve rresht në kampionat. Çerekfinalja është më e prekshme për vendasit e Montellas, të cilët do të zbresin në fushë në orën 18:00.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close