Roma u djersua me Empolin

Roma ka arritur të sigurojë kalimin në fazën tjetër të Kupës së Italisë, vetëm pas vazhdimeve, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin Olimpiko, ku skuadra e Rudi Garcia, mposhti 2:1 Empolin.

Për nënkampionët e Italisë, nuk u mendua se do të ketë probleme, kur në minutën e 5’, gjetën golin, nëpërmjet Iturbes.
Me këtë rezultat, u mbyll pjesa e parë.

Mysafirët e Empolit, arritën të barazojnë në 1:1 në minutën e 80’, për të dërguar skuadrat në vazhdime dy herë nga 15 minuta.
Në vazhdime, Roma shënoi golin e fitores, nëpërmjet Daniele De Rossit, që u tregua i saktë nga pika e penalltisë në minutën e 114’

Lajme të ngjashme

Back to top button