Ahmeti priti Ministrin e Jashtëm Austriak Sebastian Kurz

Sonte ne selinë e partisë në Tetovë, Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrium, z. Ali Ahmeti, priti në një takim shumë miqësor Ministrin e Punëve të Jashtme të Austrisë, z. Sebastian Kurz.

Kryetari Ahmeti falëmnderoi Ministrin e Jashtëm Austriak për vizitën në selinë partiake të Bashkimit Demokratik për Integrim dhe në shenjë respekti për gjithë kontributn e Austrisë për shqiptarët në 100 vjeçarin e kaluar, i dorëzoi një dhuratë të çmuar.

Ministri Kurz theksoi që Austria është mike e Maqedonisë dhe do të mbështet tërësisht integrimin e Maqedonisë në Bruksel duke shprehur gatishmëri për të ndihmuar këtë proces jetik për vendin.

Kryetari Ahmeti theksoi që nevojitet ndërhyrje e fuqishme ndërkombëtare në kontestin midis Shkupit dhe Athinës sepse pa tejkaluar çështjen e emrit, Maqedonia nuk mund të anëtarësohet në NATO e as të filloj bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

NATO sjell paqë të qëndrueshme, stabilitet dhe siguri, por edhe garanton marrëdhënie të shëndosha midis dy komuniteteve shumicë në vend.

Berlini, Brukseli, Viena, Londra dhe Parizi duhet të angazhohen sa më shpejt që ta bëjnë Evropën të tërë dhe kontributi i Vashingtonit nuk do të mungojë gjithashtu.

Rreziqet globale të cilat po i hasim sot në anë të ndryshme të botës duhet vetëm të na shërbejnë si sinjal për të vepruar menjëherë në drejtim të integrimit të Maqedonisë në NATO dhe BE.

Lajme të ngjashme

Back to top button